Afati i dytë (II) për aplikim pranë Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”

Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina“, ka shpallur konkursin plotësues – afatin e dytë (II) të aplikimit, për pranimin e studentëve në studimet themelore – bachelor, për vitin akademik 2017/2018.

Për të gjithë të interesuarit, paraqitja e dokumentacionit fillon nga data 08.09. deri më datën 15.09.2017, ndërsa provimi pranues do mbahet më datë 18-21.09.2017 pranë fakultetit përkatës sipas orarit të caktuar.

Dokumentacioni i nevojshëm për aplikim është:
– Certifikata e lindjes (origjinale)
– Dëftesat e katër viteve të shkollës së mesme (origjinale ose të noterizuara)
– Diploma e kryerjes së shkollës së mesme (origjinale ose e noterizuar)
– Kopja e letërnjoftimit
– Fletëparaqitja  ( e cila shkarkohet gjatë aplikimit online në:  http://apliko.uni-pr.edu )
– Pagesa prej 2.5 Euro (forma e pagesës shkarkohet nga ueb-faqja e Universitetit të Prishtinës, ndërsa pagesa bëhet në bankë)
– Vendimi mbi njohjen e shkollimit jashtë vendit

Për informacione më të hollësishme në lidhje me mënyrën e aplikimit, orarin e provimit pranues, dokumentacionin që duhet dorëzuar dhe për kuotat e parapara për kandidatët nga Mali i Zi, mund të informoheni  në udhëzimin e mëposhtëm.

Konkurs plotësues – Afati II -UDHËZIM-

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *