Fillojnë aplikimet në Universitetin “Hasan Prishtina”

Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina“, ka shpallur konkursin  për pranimin e studentëve në studimet themelore – bachelor, për vitin akademik 2021/2022.

Për të gjithë të interesuarit, aplikimi në platformën online http://apliko.uni-pr.edu hapet nga data 06.08.2021 deri më datë 24.08.2021 në ora 16:00. Dorëzimi i dokumentacionit fizik do të bëhet nga data 25.08.2021 deri më datën 28.08.2021.

Dokumentacioni i nevojshëm për aplikim është:
– Certifikata e lindjes (origjinali) jo më e vjetër se 6 muaj;
– Dëftesat e katër viteve të shkollës së mesme (origjinale, të noterizuara ose dublikatë);
– Diploma e kryerjes së shkollës së mesme (origjinale, e noterizuar ose dublikatë);
– Kopja e letërnjoftimit;
– Fletëparaqitja  ( e cila shkarkohet gjatë aplikimit online në:  http://apliko.uni-pr.edu );
– Pagesa prej 2.5 Euro (forma e pagesës shkarkohet nga ueb-faqja e Universitetit të Prishtinës, ndërsa pagesa bëhet në bankë);
– Vendimi mbi njohjen e shkollimit jashtë vendit.

Për informacione më të hollësishme në lidhje me mënyrën e aplikimitorarin e provimit pranuesdokumentacionin që duhet dorëzuar dhe për kuotat e parapara për kandidatët nga Mali i Zi, mund të informoheni në vegzën e mëposhtme.

https://uni-pr.edu/desk/inc/media/3A45EDD1-3643-4342-A4F8-1BF66E958C08.pdf

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *