Kryetari Nika panelist në Konferencën “Përfaqësimi i pakicës shqiptare në organet e administratës – gjendja aktuale dhe sfidat”

Qebdra Rajonale për Art, Kulturë dhe Media “Elita Plus” organizoi më 28 mars 2019 në Pallatin Venecia Konferencën me temë “Përfaqësimi i pakicës shqiptare në organet e administratës – gjendja aktuale dhe sfidat”, në të cilën si panelist mori pjesë edhe kryetari i Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Mal të Zi, Faik Nika.

Panelistët e tjerë ishin Dushan Janiq  nga Forumi  për Marrëdhënie Etnike, Mirjeta  Gjoni  zv/sekretare  në Sekretariatin për Administratë dhe  Veprimtari  Shoqërore  në Komunën e Ulqinit, Svetlana Vukoviq  drejtoreshë  në Drejtorinë  për  Kuadro të Malit të Zi dhe Drita  Llolla  nga OJQ “Unë  Veproj”.

Përveç përfundimit se kjo temë bart një rëndësi të madhe dhe është një nga sfidat më të rëndësishme për shqiptarët në Mal të Zi, kryetari Nika u shpreh se “në përgjithësi, duhen vënë në lëvizje të gjitha mekanizmat institucionalë që gjendja të ndryshojë në mënyrë thelbësore”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *