Lamtumirë Shefqet Berisha!

Të tronditur nga lajmi i hidhur për ndarjen nga jeta të mikut tonë të nderuar Shefqet Berishës, Këshilli Kombëtar i Shqiptarëve në Mal të Zi i përcjell ngushëllimet më të sinqerta familjarëve, miqve e kolegëve të Shefqetit. U largua para kohe për ta bërë dhimbjen për të akoma më të madhe. Lajm i papritur për të gjithë ne, të cilin akoma nuk e besojmë dot.

Me trajner Shefqetin, Këshilli Kombëtar i Shqiptarëve në Mal të Zi ka zhvilluar Trajnimin “PROMOVIMI DHE MBROJTJA E TË DREJTAVE TË SHQIPTARËVE NË MAL TË ZI”. Një jurist i shkëlqyer, i dhënë pas dijes dhe i gatshëm të ndihmojë sivëllezërit jashtë kufijve të Kosovës, bashkëbisedues i mirë për problemet dhe sfidat e shqiptarëve në Mal të Zi.

Pushofsh në paqe i dashur Shefqet! Të Zotit jemi, te ai do të kthehemi!

Moduli I – Ulqin
Moduli II – Tuz

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *