NJOFTIM PËR MATURANTËT

NJOFTIM PËR MATURANTËT SHQIPTARË NË MAL TË ZI TË CILËT PLANIFIKOJNË TI NDJEKIN STUDIMET E LARTA NË UNIVERSITETET PUBLIKE OSE PRIVATE NË SHQIPËRI

Të gjithë maturantët shqiptarë në Mal të Zi të cilët studimet dëshirojnë që ti ndjekin në Universitetet publike ose private në Republikën e Shqipërisë, e kanë për detyrim që të bëjnë aplikimin për njohjen dhe njësimin e diplomës të shkollës së mesme pranë Qendrës së Shërbimeve Arsimore – QShA, Tiranë.

Dokumentet që duhen dorëzuar në QShA:

  • Formulari i aplikimit për njëvlefshmëri.
  • Fotokopja e dokumentit të identifikimit të aplikantit.
  • Kopja e përkthyer dhe e njësuar me origjinalin e dëftesave të të gjitha viteve të shkollimit dhe diplomës që vërteton përfundimin e arsimit të mesëm të lartë jashtë vendit ose, në mungese të dëftesave, kopja e përkthyer dhe e njehsuar me origjinalin e listës së notave të arsimit të mesëm të lartë.

Dokumentet e paraqitura për njëvlefshmëri të kenë vulën apostile të shtetit nga vijnë (Gjykata Themelore, Ulqin).

Noterizimi i dokumentacionit duhet të bëhet pranë zyreve të noterëve që ndodhën në Republikën e Shqipërisë.

Informacionin e detajuar mbi procedurat e aplikimit mund ta gjeni poashtu te formulari për aplikim për njesim diplome të shkollës së mesme, i cili gjendet bashkangjitur këtij njoftimi.

Vërejtje: Dokumentacioni dërgohet te Qendra e Shërbimeve Arsimore në Tiranë, nëpërmjet shërbimit postar për arsye se nuk pranohet dorëzimi në mënyrë fizike dhe kjo procedure sugjerohet të bëhet nga zyret postare që ndodhen në Republiken e Shqipërisë (lokacioni më i afërtë – nga qyteti i Shkodrës) për arsye se dërgimi i dokumentacionit nga Mali i Zi, vonon më shumë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *