Takim letrar me shkrimtarin RIDVAN DIBRA

Më 20 prill 2019 në sallën e Qendrës së Kulturës në Ulqin, u mbajt takimi letrar me shkrimtarin nga Shkodra, Ridvan Dibra, ku njëherit u përurua edhe libri i tij më i fundit “Dashuritë e virgjëreshës Madalenë”.

Në takim morën pjesë dashamir të fjalës së shkruar, miq e adhurues të Dibrës ku panelistët folën për krijimtarinë e shkrimtarit ndër vite, sukseset më të mëdha, përkthimet në gjuhët e ndryshme të botës etj.

Ky takim ishte frut i bashkëpunimit të Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve dhe Shoqatës së Artistëve dhe Intelektualëve “Art Club”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *