Takimi me përfaqësuesit e Ministrisë për Drejtësinë, të Drejtat e Njeriut dhe të Pakicave

Kryetari z. Faik Nika priti në takim pune Sekretarin i Shtetit pranë Ministrisë së Drejtësisë, të Drejtave të Njeriut dhe të Pakicave, mr. Bojan Bozhoviqin, kryeshefen e Drejtorisë për pakicat nacionale dhe etnike znj. Mirela Ramçilloviq El Deeb dhe Këshilltarin e pavarur të kësaj Drejtorie z. Fikret Lulanajn.

Kryetari z. Nika ka informuar të pranishmit me problemet kryesore me të cilat përballen shqiptarët në Malin e Zi dhe këshillat kombëtare.

Në bashkëbisedim, z. Bozhoviq ka shprehur gatishmërinë e Ministrisë së Drejtësisë, të Drejtave të Njeriut dhe Pakicave që edhe më tutje të vazhdojë bashkëpunimin me Këshillat Kombëtare me qëllim avancimin dhe mbrojtjen e të drejtave të pakicave kombëtare.

Takimi ishte një mundësi e mirë për t’u dakorduar për aktivitete konkrete të cilat Këshilli, në bashkëpunim me Ministrinë, mund t’i realizojë në të ardhmen dhe që do të ndikojnë dukshëm në përmirësimin e implementimit të kornizave ligjore dhe në fuqizimin e rolit të Këshillave Kombëtare dhe rëndësisë së tyre për publikun.

Është rënë dakord që së bashku do të kërkohen zgjidhjet për sfidat me të cilat ballafaqohen pakicat kombëtare dhe bashkësitë tjera kombëtare në Mal të Zi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *