Takim me ministrin z. Marash Dukaj

Sot, kryetari i Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Mal të Zi z. Faik Nika u prit nga ministri i Administratës Publike z. Marash Dukaj. 

Duke i uruar punë sa më të frytshme dhe të mbarë në detyrën e re si ministër, kryetari Nika shpalosi disa çështje me rëndësi për shqiptarët në Mal të Zi, si: definimi i statusit të këshillave kombëtare; nevoja për përkujdesjen e zbatimit të dygjuhësisë, sidomos në trevat ku jetojnë shqiptarët; nevoja e bashkëpunimit për nxjerrjen e statistikave në lidhje me përfaqësimin proporcional të shqiptarëve në institucionet publike në Mal të Zi, etj.

Ky takim ishte një hap i mbarë ku shpresojmë se në vazhdim do të kemi bashkëpunime konkrete.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *