Urime Kurban Bajramin!

Të dashur bashkëkombës,
Në emër të Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Mal të Zi dhe në emrin tim personal, ju uroj festën e Kurban Bajramit. Qofshin këto ditë të mbara për ju, të shoqëruara me mirësi, besim e dashuri dhe qofshi përherë të rrethuar nga familjarët e miqtë e juaj më të dashur!
Përveç ofrimit të ndihmës njëri-tjetrit, Kurban Bajrami është festa që bashkon besimtarët në vendin e shenjtë të Mekës, ndaj Zoti i pranoftë sakrificat dhe lutjet e të gjithë atyre që këtë vit përzgjodhën t’i përkushtohen më shumë Zotit.
Shqiptarët janë të bekuar nga Zoti, sepse momentet e festave fetare i shndërrojnë edhe në festa kombëtare. Në raste të tilla, shqiptarët, pa dallim të përkatësisë fetare e krahinore, urojnë, përshëndesin, vizitojnë dhe i gjinden më pranë njëri-tjetrit, kjo na ka shërbyer për të ruajtur unitetin dhe identitetin tonë kombëtar.
Besimitarë kudo që ndodheni, uroj që të kaloni sa më mirë festën e Kurban Bajramit, me shëndet, harmoni, dashuri e begati për të gjithë Ju.
Zoti i bekoftë familjet Tuaja, zoti e bekoftë kombin shqiptar.
Urime !
Kryetari
Faik Nika