Takim me përfaqësuesit e Këshillit të Evropës në lidhje me Konventën Kuadër për Ruajtjen e Pakicave Kombëtare

 

      

Të enjten, më 29.11.2018  në Ulqin, kryetari i Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Mal të Zi  Faik Nika dhe anëtarët e Këshillit Genci Nimanbegu, Ilir Çapuni, Ruzhdi Lluka dhe Adriana Hoxha u takuan me përfaqësuesit e Këshillit të Evropës, konkretisht me Komitetin Këshillimor mbi Konventën Kuadër për Ruajtjen e Pakicave Kombëtare e përbërë prej këshilltarëve Laura-Maria Crăciunean-Tatu, Arayik Novoyan dhe Edita Žiobienė, si dhe sekretarët Marco Leidekker dhe Ben Freeman. Në takim, përfaqësuesit e Komitetit Këshillimor fillimisht u njoftuan rreth Këshillit Kombëtar, mënyrës së funksionimit të tij dhe detyrave që ai ka, për të kaluar më pas në çështjet lidhur me shqetësimet që shqiptarët kanë në Mal të Zi, problemet me të cilat ndeshen, Ligjin për qetësi publike dhe Ligjin për përdorimin e simboleve, u fol për arsimin, përfaqësimin e shqiptarëve në institucione shtetërore, migrimin e vazhdueshëm, diskriminimin, gjuhën e urrejtjes, konfliktet e ngjashëm.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *