Këshilli Nacional Shqiptar në Mal të Zi shënoi ditën e mësuesit

Këshilli nacional i shqiptarëve shënoi mbrëmë në Ulqin 7 marsin – Ditën e mësuesit, 125 vjetorin e hapjes së shkollës së parë shqip. 7 Marsi-Dita e Mësuesit është një datë e shënuar kombëtare e cila ka filluar të kujtohet edhe ndër shqiptarët në Malin e Zi. Kjo datë është festë që shërben për të vlerësuar traditat më të mira të shkollës kombëtare shqipe, figurës së nderuar të mësuesit dhe të gjithë punëtorëve të arsimit.

U kujtuan me respekt të gjithë mësuesit shqiptarë në Malin e Zi, të cilët edhe pse punuan në rrethanat e vështira të kohës, larg në zona të thella, i qëndruan besnik misionit të tyre fisnik të arsimimit të brezave.

Manifestimi me rastin e 7 Marsit –Ditës së Mësuesit u organizua në Ulqin më 7.03.2011, në Qendrën për Kultur Ulqin. Me këtë rast u dha një program i pasur artistik me pjesëmarrës nga pothuaj të gjitha trevat shqiptare.

Manifestimi filloi me himnin kombëtar. Më pas e mori fjalën Kryetari i Këshillit Nacional të Shqiptarëve në Malin e Zi, z. Tahir Tahiri i cili përshëndeti të gjithë të pranishmit. Z. Tahiri tha se edhe në të ardhmen duhet të ruhet vazhdimësia e shënimit të datave të rëndësishme kombëtare dhe falënderoi Këshillin organizativ dhe të gjithë ata që ndihmuan organizimin e këtij evenimenti të rëndësishëm.

Për festën e mësuesit nuk kanë munguar asnjëherë as këngët të interpretuara me shumë dashuri nga nxënësit dhe të rriturit. Këtu nuk mungoi as vallet folklorike Programi vazhdoi me muzikë instrumentale argëtuese.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *