Abetarja Mbarëkombëtare edhe në shkollat shqipe të Malit të Zi

Sot, me sukses filloi realizimi i një nisme të përbashkët të Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Mal të Zi dhe Ambasadës së Republikës së Shqipërisë, në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Inovacionit të Malit të Zi.Në shkollën fillore “Mahmut Lekiq”, në Tuz, në prani të Ambasadores së Shqipërisë në Mal të Zi, Sh. S. znj. Zhaklinë Peto, ministres së Arsimit, znj. Angjella Jakshiq-Stojanoviq, drejtorit të shkollës, z. Luigj Dedvukaj, si dhe aktivistes, humanistes dhe modeles së njohur shqiptare, znj. Emina Çunmulaj dhe stafit të shkollës shpërndamë Abetaren Mbarëkombëtare për nxënësit e klasave të dyta.

Në koordinim me Ambasadën e Shqipërisë, në ditët në vijim do të vazhdojë shpërndarja në të gjitha shkollat fillore në të cilat mësimi zhvillohet në gjuhën shqipe.

Hapat e ndjekur deri në realizimin e kësaj nisme:

1. Këshilli Kombëtar, në bashkëpunim me Ambasadën i është drejtuar Ministrisë së Arsimit me kërkesë për miratimin e përdorimit të Abetares Mbarëkombëtare për nxënësit shqiptarë në Malin e Zi.

2. Ministria e Arsimit ka ngritur një komision profesionistësh, ku Këshilli Kombëtar ka deleguar përfaqësues; komisioni dha mendim pozitiv.

3. Ambasada e Shqipërisë në Mal të Zi, me mbështetjen e Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme, siguroi kopjet e nevojshme të Abetares për vitin shkollor 2025/26.

Një hap i rëndësishëm për gjuhën shqipe dhe trashëgiminë tonë kulturore!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *