Abetarja mbarëkombëtare shpërndahet në shkollat shqipe në Ulqin dhe Tivar

Kryetari i KKSh-së Faik Nika së bashku me Ambasadoren e Republikës së Shqipërisë, SH.S.Znj Zhaklina Peto, kanë bërë shpërndarjen e abetareve mbarëkombëtare për klasat e dyta për shkollat fillore në teritorin e Komunës së Ulqinit dhe Tivarit ku mësimi zhvillohet në gjuhën shqipe.

Përkujtojmë se, Abetarja mbarëkombëtare, këtë vit ka marrë pëlqimin nga Ministria e Arsimit që të përdoret për nxënësit shqiptarë si mjet ndihmës edukativ për klasat e dyta të shkollave fillore.

Drejtorët dhe mësimdhënësit e shkollave shprehën falenderime për këtë aktivitet, duke e vlerësuar lartë vizitën e Ambasadores Peto dhe interesimin e vazhdueshëm të KKSh-së për përmirësimin e kushteve edukative në këto shkolla. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *