Deputeti Nimanbegu i bën pyetje ministrit Shehoviq për arsimin në gjuhën shqipe në Mal të Zi
Në seancën e Parlamentit të Malit të Zi, të mbajtur më 18.07.2019, deputeti Genci Nimanbegu, njëherit edhe Nënkryetar i Parlamentit të Malit të Zi, i drejtoi pyetje ministrit Shehoviq në lidhje me gjendjen e arsimit shqip në Mal të Zi, gjegjësisht deri ku është arritur me realizimin e propozimeve dhe sugjerimeve të grupit punues për analizën e programit të teksteve shkollore në gjuhën shqipe, të drejtuara Ministrisë në mandatin e kaluar. Për detajet në lidhje me pyetjen e drejtuar ministrit dhe përgjigjen e dhënë, mund të ndiqni vegzën në vazhdim.