Faik Nika zgjedhet kryetar i Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Malin të Zi
Në mbledhjen konstitutive të përbërjes së tretë të Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Malin e Zi, e cila u mbajt sot në hotelin “Mediteran” në Ulqin, kryetar i ri i këtij institucioni që përfaqëson shqiptarët në Malin e Zi, u zgjodh z. Faik Nika, nënkryetar aktual i Forcës së Re Demokratike.
Nika ishte kandidati i vetëm për kryetar të KKSH-së.
Zgjedhja e sekretarit të KKSH-së do të bëhet në vazhdim të mbledhjes konstitutive.
KKSH përbëhet nga 30 anëtarë, 15 prej të cilëve në bazë të funksionit dhe 15 anëtarë të tjerë të zgjedhur nga Kuvendi i Elektorëve.
Shërbimi për informim i KKSH-së