KKSH dënon ashpër veprimet e zyrtarëve të MPB për ndjekje penale ndaj subjektit “Allaj Company”

downloadKumtesë për Opinion

Këshilli Kombëtar i Shqiptareve në Malin e Zi shprehet i shqetësimin dhe dënon ashpër veprimet e zyrtarëve të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Malit të Zi, gjegjësisht Drejtorisë së Policisë Q.S. Tivarë, Filjalit të Sigurisë Ulqin, të cilët kanë nisur procedurën për ndjekje penale ndaj subjektit “Allaj Company” në pronësi të S. A, me argumentin e shkeljes së Ligjit për Rendin dhe Qetësinë Publike në lokalin “Shisha Bar” me datë 11.10.2015 nga mysafirët e pranishëm.

Në kërkesën për ndjekje penale të parashtruar nga zyrtarë të filjalës së Policisë në Ulqin, theksohet se nga “mysafirët e pranishëm në lokal është prishur rendi dhe qëtësia publike nga brohoritjet e tifozëve me baza etnike “Shqipëri Etnike”, UÇK dhe më pas janë shpalosur disa flamuj të një Shteti tjeter”.

Këshilli Kombëtar shpreh brengosje dhe habi për veprimin e zyrtarëve të organeve shtetërore, të nisin procedurat për ndjekje penale në bazë të deliktit verbal dhe shpalosjes së simbolit kombëtar.

Me këtë rastë rivlersojmë se Flamuri Kombëtar i përket të gjithë shqiptarëve ku ata jetojnë dhe nuk është vetëm flamur i një shteti tjetër dhe si të tillë e njohin të gjitha organet shtetrore të Malit të Zi, flamur të cilin shqiptarët në Malin e Zi e kanë në përdorim në raste të festave kombëtare dhe të gëzimeve familjare me shekuj.

Vlerësojmë se veprime të tilla nga ana e punonjësve të policisë së Ulqinit nuk do duhej të ndodhin, duke e ditur se Mali i Zi aspiron drejtë integrimeve Euro-Atlantike, ligje më demorartike janë në përpunim dhe propozim e sipër, sidomos kurë është fjala për ligje të tillë si: Ligji për Liritë dhe të Drejtat e Njëriut apo Ligji për Përdorimin e Lirë dhe Publik të Simboleve Kombëtare, të cilët presin të miratohen nga Kuvendi i Malit të Zi në një të ardhme të afërt, prandaj çfarë kuptimi kanë veprime të tilla , përveç se mundë të kuptohet si tendencioz me bazë të diskriminimit etnik.

I bëjmë apel organit përkatës që të tërheqë kërkesën për ndjekje penale ndaj subjektit”Allaj Company”. Njëkohësisht i njoftojmë përgjegjësit e Ministrisë se për katë rastë do të informojmë institucionet e shtetit, institucionet ndërkombëtare që monitorojnë zbatimin e të drejtave dhe lirive të njeriut, përfaqësitë diplomatike etj.

Shfryrtëzoj rastin të ftoj të gjithë bashkombasit, që në prag të finaleve të Kampionatit Europian të bëjnë tifozëri për ekipin kombëtar pa ndrojtje dhe hezitim. Urime Kombëtarës !

KRYETARI

Genci Nimanbegu

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *