KKSH: Homazh për viktimat e masakrës së Tivarit
Të pranishmit i përshëndeti Kryetri i Këshilli Kombëtar të Shqiptarëve zotëri Genci Nimanbegu, ku në fjalën e rasti tha:
“Zonja dhe zotërinj, jemi mbledhur sot këtu, këtu në Tivar, për të shenuar 70 vjetorin e një tragjedie macabre dhe të paarsyeshme. Për ne ajo shënon një ditë zie: ditë zie për të kujtuar një tragjedi të tmerrshme, ditë zie për arsye të heshtjes së gjatë disa dekadëshe për këtë ngjarje. KKSH-ja do të vazhdojë të shënojë datat e rëdësishme për kombin shqiptar dhe do të përkrahë aktivitetet në lidhje me zbardhjen e kësaj tragjedie dhe që kto viktima apo trashigimtarët e tyre ta fitojnë së paku një satisfaksion e mbështetje morale dhe shteti e përgjegjësit për këtë krim makabër të kërkojnë falje.”
Kryetari i KKSH-së, njëkohësisht falenderoi të gjithë të pranishmit për pjesëmarrje në këtë homazh. Në vazhdim z. dr. Nail Draga theksoi se Masakra e Tivarit ishte tragjedia e shqiptarëve nga Kosova, e cila ishte planifikuar nga strukturat ushtarake jugosllave dhe e realizuar sipas një skenari të përgatitur më parë për qëllim hakmarrjeje ndaj shqiptarëve.Në Tivar u masakruan pjesëtarë të gjashtë eshaloneve ushtarake, të cilët ishin të trajtuar si robër e jo si pjesëtarë të njësive të rregullta ushtarake. Qellimi i largimit të tyre nga Kosova ishte i planifikuar sepse serbët e kishin më të lehtë të vendosnin pushtetin ushtarak, duke bërë riokupimin e Kosovës, pas Luftës së Dytë Botërore.Veprimet vrastare në mjediset e Monopolit të duhanit në Tivar, të realizuara nga pjesëtarët e Brigadës së Dhjetë Malazeze, ia kanë kaluar nazistëve gjermanë, sepse të vrarët nuk janë varrosur, por deportuar në vende të ndryshme për të humbur gjurmet e krimit, ku edhe sot varret mungojnë!! Kanë kaluar plot shtatëdhjetë vjetë dhe kjo tragjedi ende nuk është ndriçuar sa duhet nga studiuesit e ndryshëm nga vetë fakti se gjatë periudhës së sistemit komunist, marrja me një ngjarje të tillë ishte e papëlqyeshme dhe me pasoja për autorët.