KKSH-Informatë për studentët të cilët studiojnë në Republikën e Shqipërisë

University students on graduation day

Informatë

Këshilli Kombëtar i Shqiptarëve në Malin e Zi, informon të gjithë studentët shqiptar nga Mali i Zi të cilët vazhdojnë studimet në Republikën e Shqipërisë, se  është e nevojshme të pajisën me Leje-Qëndrimi.

Autoritetet kopetente për lëshimin e lejeve të qendrimit janë Drejtoritë e Migracionit, pranë çdo qyteti ku studentet banojnë dhe studiojnë.

Ministria e Punëve të Jashtme e Shqipërisë përmes Ambasadës në Malin e Zi, sqaron se bazuar në Marrëveshjen  Nr 402 datë 02.07.2012 “Për bashkpunimin në fushën e Arsimit” ndërmjet Shqipërisë dhe Malit të Zi, studentet përjashtohen nga taksa e Leje-Qendrimit.

Por  studentët janë të obliguar që konform ligjeve dhe Marrëveshjes së mësipërme të pajisën me Leje-Qëndrimi, për të rregulluar statusin e tyre dhe për të mos hasur në pengesa me autoritetet.

 Me respekt,

Sekretari i Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Malin e Zi

Faik Nika

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *