KKSH – Program festiv me rastin e Ditës së Flamurit Kombëtar

Këshilli Kombëtar i Shqiptarëve në Malin e Zi, me rastin e 28 Nëntorit – Ditës së Flamurit Kombëtar dhe 113-vjetorit të Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, organizon një program festiv me artistë të mirënjohur shqiptarë: Ilir Shaqiri, Nikollë Nikprelaj, Selami Kolonja, Kastriot Tusha, artistja vendase Gjylie Pelingu Hoxha, si dhe aktori Bislim Muçaj.

Koncerti do të mbahet në Qendrën për Kulturë në Ulqin, më 23 nëntor, në orën 18:00.

Të gjithë janë të mirëpritur të festojmë së bashku këtë ditë të shenjtë të identitetit dhe krenarisë kombëtare!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *