KKSH reagim për sulmet ndaj flamurit të Shqipërisë dhe Kosovës në Podgoricë
Kumtesë për Opinion
KKSH reagim ndaj sulmit të flamurit të Shqipërisë dhe të Kosovës në Podgoricë
Këshilli Kombëtar i Shqiptarëve në Malin e Zi, shpreh shqetësim të thellë dhe dënon ashpër, shfaqjen e akteve vandale, djegien e flamurit të Shqipërisë dhe Kosovës në Podgoricë, para selive të Ambasadave.
Dukuri të tilla nuk janë gjë tjetër përveç akte të shëmtuara, shfaqe të urrejtjes, tregues të mos respektit dhe mos tolerancë ndaj një kombi, prandaj si shoqëri kemi nevojë të punojmë më shumë në integrimin dhe avancimin e vlerave demokratike, kulturore dhe ndëretnike.
Kryetari i Këshillit Kombëtar, Genci Nimanbegu ka kontaktuar sot me përfaqësuesit e të dy ambasadave, me SH.T.Z. Ernal Filo, Ambasadorin e Republikës së Shqipërisë dhe me zotëri Blerim Xhemajlin, përfaqësuesin e Ambasadës së Republikës së Kosovës për tu njohur me detajet e ngjarjes.
Nimnabegu ka shprehur keqardhje për rastin e ndodhur, duke shpresuar se akterët e ngjarjes do të identifikohen dhe të vihet para drejtësisë.
Urojmë që raste të tilla mos të përseritën në të ardhmen dhe vendet e rajonit të ruajnë marëdhënjet e mira fqinjësore dhe të përshpejtojnë rrugën e tyre drejtë demokratizimit, emancipimit dhe integrimeve Euro-Atlantike.
Shërbimi për informim i KKSH-së.