KKSH: takim me ministrin e MASHT, Prof.Dr. Arsim Bajrami

TAKIM ME MINISTRIN FOTOTakimi i përfaqësuesëve të Këshillit Kombëtar me ministrin e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë së Republikës së Kosovës Prof.Dr. Arsim Bajrami 

Sot më datë 18.07.2016 në Ulqin, u mbajt takimi ndërmjet ministrit të Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë në Qeverinë e Kosovës Prof.Dr. Arsim Bajrami dhe kryertarit të Këshillit Kombëtar, z. Genci Nimanbegu. Në takim ishin të pranishëm anëtarët e Komisionit për Arsim dhe Përdorimin Zyrtar të Gjuhës Shqipe që funksionon pranë Këshillit.

Në këtë takim është diskutuar për problematikat e arsimit shqip në Malin e Zi, ndër të tjera u theksuan çështja e regjistrimit të studentëve nga Mali i Zi në universitetet publike të Republikës së Kosovës,( kuotat e rezervuara, barazvlersimin e maturës shtetrore) pastaj furnizimi dhe paisjen e shkollave me mjetet e nevojshme ditaktike, përmirsimi i infrastrukturës në shkollat më mësim në gjuhën shqipe me theks të veçant në shkollën fillore në Dacaj të Rozhajës. Po ashtu , është diskutuar për nevojen e përshpejtimit të procedurave të njohjes (nostrifikimit) të diplomave nga universitetet e Kosovës pranë institucioneve gjegjëse në Malin e Zi. Gjithastu, në këtë takim janë trajtuar çështjet, të tilla si: nevoja për ndryshime dhe plotësime të kurikulave dhe planprogrameve mësimore në lëndët që kanë të bëjnë me identitetin kombëtar, problematika e kuadrove arsimore të cilët nuk kanë njohuri aktive të gjuhës shqipe dhe japin mësim ose drejtojnë institucionet edukativo arsimore në të cilat mësimi zhvillohet edhe në gjuhën shqipe. Si çështje e rëndësishme në këtë takim u trajtua edhe nevoja e avancimit me programe të reja në arsimin e lartë në gjuhën shqipe në Mal të Zi etj.

Ministri Bajrami, shprehi vullnetin e plotë për angazhimin e ministrisë që ai drejton në përkrahje të çdo çështje që ka të bëjë me arsimin shqip në Mal të Zi, në koordinim me Këshillin Kombëtar dhe Ministrin e Arsimit të Malit të Zi, në mënyrë që të avancohen politikat pozitive në arsimimin dhe ruajtjen e identitetit të shqiptarëve në Mal të Zi.

Shërbimi për informim i KKSH-së

13663435_1087393711315021_951325367_o 13702306_1087393891315003_1544343053_o 13720613_1087393837981675_1406217342_o 13728292_1087393741315018_1677064886_o

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *