KKSH: Takimi me Kryeministrin e ardhshëm të Republikës së Kosovës, z. Albin Kurtin

Kryetari i Këshillit Kombëtar z. Faik Nika dhe nënkryetari i Parlamentit të Mali të Zi z. Genci Nimanbegu, u takuan sot me Kryeministrin e ardhshëm të Republikës së Kosovës, kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje z. Albin Kurtin, i cili i priti së bashku me nënkryetaren e Lëvizjes Vetëvendosje, Fatmire Mulhaxha Kollçaku, anëtarin e kryesisë Martin Berishaj dhe aktivisten Valë Gjonbalaj.

Nika dhe Nimanbegu uruan kryetarin Kurti për fitoren në zgjedhjet e fundit dhe shprehën dëshirën që qeveria e re e Republikës së Kosovës të formohet sa më parë. Ata ndanë edhe shqetësimin e tyre në lidhje me shqiptarët në Mal të Zi, emigrimin në rritje, asimilimin dhe natalitetin e ulët.

Kryetari Kurti i falënderoi për urimin e vizitën dhe i njoftoi me prioritetet e qeverisë së re të Kosovës. Në lidhje me shqiptarët jashtë kufirit dhe ata në Mal të Zi, ai tha se është e rëndësishme që ata të bashkohen, por që edhe më e rëndësishme është t’iu zgjerohet korniza e mundësive në ato vende ku ata jetojnë e këtu një rol më aktiv pa dyshim se duhet ta kenë Republika e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë.

Në përfundim të takimit, u shpreh gatishmëria për bashkëpunim të ngushtë në të ardhmen.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *