KKSH-Urime Pashkët

Foto Urimi per Pashket-2015

I nderuari Arqipeshkvi i Tivarit, Monsinjor, Zef Gashi,

I nderuar Ipeshkvi i Kotorrit Imzot Ilija Janjiq ,

Të nderuar klerikë dhe besimtarë të konfesionit katolik,

I nderuar popull shqiptar,  dëshiroj dhe uroj që festa e Pashkëve të jetë festë për të gjithë ne, të dërgojmë mesazhe urimi, të bëjmë vizita të ndërsjellta, të respektojmë njëri tjetrin, ashtu siç e don  tradita shqiptare.

Harmonia dhe toleranca ndërfetare te shqiptarët është vlerë e paçmuar e popullit tonë,  është ambasadore e kulturës dhe virtytit tonë në botë, të cilën popuj dhe kombe të ndryshme e shohin me kërshëri dhe dëshirojnë ta mësojnë nga ne. Ne që e kemi  duhet ta trashigojmë në brezat që vijnë.

Le të shërbejë kjo festë si shenjë mirëkuptimi, tolerance e unifikimi ndërmjet shqiptarëve të të gjitha besimeve,

Në emrin tim personal dhe të Institucionit që drejtoj, ju uroj Gëzuar Pashkët !

 Genci Nimanbegu

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *