KKSH uron: Gëzuar Ditën e Flamurit dhe Pavarësinë e Shqipërisë!
Këshilli Kombëtar i Shqiptarëve në Mal të Zi i uron të gjithë shqiptarëve, brenda dhe jashtë atdheut, Gëzuar Ditën e Flamurit dhe shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë!
Gjuha shqipe, flamuri ynë kombëtar dhe atdheu ynë i përbashkët janë themelet mbi të cilat kemi ndërtuar identitetin tonë. Përmes tyre, bota na njeh dhe na respekton si një komb me histori, kulturë dhe vlera të jashtëzakonshme.
Le të kujdesemi që këto thesare të shenjta t’i ruajmë dhe t’i trashëgojmë brezave të ardhshëm, si pjesë të pandashme të identitetit tonë kombëtar.
Rroftë përjetësisht kombi shqiptar!
Gëzuar 28 Nëntorin!

