KONKURS PËR PUNIMIN E LOGOS SË KËSHILLIT KOMBËTAR TË SHQIPTARËVE
Këshilli Kombëtar i Shqiptarëve në Mal të Zi, i themeluar në bazë të Ligjit për të Drejtat dhe Liritë e Pakicave (“Fleta zyrtare e RMZ”, nr. 031/06, 051/06, 038/07, “Fleta zyrtare e MZ”, nr. 002/11, 008/11 dhe 031/17), duke vepruar konform nenit 19, pikat 5 dhe 13 të Statutit dhe konform Aktvendimit mbi emërimin e anëtarëve të komisionit për përgatitjen e propozimeve të logos (shenjës dalluese) së Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Mal të Zi, më 01.11.2018 shpall:
K O N K U R S
PËR PUNIMIN E LOGOS
SË KËSHILLIT KOMBËTAR TË SHQIPTARËVE
I
Të drejtë pjesëmarrjeje në konkurs kanë të gjithë personat fizikë dhe juridikë, të cilët nuk janë anëtarë të Komisionit e as persona të cilët Komisioni i ka angazhuar në punën e vet.
II
Propozimi për zgjedhjen ideore të logos të Këshillit, në përputhje me Ligjin për të Drejtat dhe Liritë e Pakicave (“Fleta zyrtare e RMZ”, nr. 031/06, 051/06, 038/07, “Fleta zyrtare e MZ”, nr. 002/11, 008/11 dhe 031/17) duhet t’i përshtatet karakteristikave historike, kulturore, natyrore dhe karakteristikave të tjera të popullit shqiptar dhe nuk mund të jetë në të njëjtën formë apo në formë të modifikuar me simbolet e një partie politike, ndërmarrjeje afariste, institucioni, personi tjetër juridik ose organizate në vend apo jashtë.
III
Kriteret e përgjithshme për hartimin e zgjedhjes ideore të logos dhe flamurit:
- Logoja (shenja dalluese) duhet të jetë i punuar në përputhje me praktikën e zakonshme heraldike dhe të korrespondojë me përmbajtjen e përcaktuar në pikën II të konkursit;
- Numri, renditja dhe përmbajtja e fushave në aktvendimin e propozuar të logos duhet të jetë e përshtatshme sipas praktikës heraldike;
- Logoja duhet të bëhet në dy variante: a) themelore (e ashtuquajtur logo e vogël); b) e zgjeruar, gjegjësisht zyrtare (e ashtuquajtur logo e mesme);
- Logoja e zgjeruar – zyrtare duhet të ketë mbishkrimin me tekstin në shkrimin latin Këshilli Kombëtar i Shqiptarëve në gjuhën shqipe, gjuhën malazeze (Nacionalni savjet Albanaca) dhe angleze (Albanian National Council);
- Trajta dhe forma e logos duhet të mundësojë teknikën e printimit në disa ngjyra, përfshirë edhe bardhë e zi dhe që logoja, si simbol, të mund të përdoret për punimin e pllakave, diplomave, shenjave, njohjeve publike, suvenireve dhe ngjashëm.
IV
Kushtet e veçanta lidhur me prezantimin dhe pajisjet e zgjedhjes grafik të propozuar:
- Vizatimi me të cilin përfaqësohet propozimi duhet të bëhet me ngjyra dhe të dorëzohet në fletë të veçantë të formatit A4 së bashku me variantin bardhë e zi të të njëjtit propozim;
- Në fletë të veçantë të formatit A4, duhet të jepen shembuj të detajuar me aplikimin e stemës së propozuar në memorandum, zarf postar dhe kartëvizitë;
- Secila prej fletëve të lartpërmendura që përmban propozimet, duhet të shënohet veçmas me një kod dhe një numër;
- Përveç dorëzimit të vizatimeve në letër, propozimi paraqitet edhe në formë elektronike si grafikë vektoriale e ruajtur në CD duke iu përmbajtur rregullit të dorëzimit me kod, si më lart.
V
Paraqitja e punimeve konkurruese, zgjedhja e tyre dhe shpërblimet konkurruese:
- Punimet e konkursit dorëzohen në zyrë të Këshillit Kombëtar çdo ditë pune ose përmes postës në pako (zarf A4) ME KOD, më së largëti deri në ora 16,00 të ditës së fundit të konkursit, në adresën: Këshilli Kombëtar i Shqiptarëve, Bul. Gjergj Kastrioti Skënderbeu pa nr., 85 360 Ulqin, Mali i Zi, drejtuar Komisionit për përgatitjen e propozimeve të simboleve, me mbishkrim “KONKURSI PËR LOGON – MOS E HAP”.
- Me punim, në zarf të veçantë të mbyllur është e nevojshme të dorëzohen edhe të dhënat personale të pjesëmarrësve (emri dhe mbiemri, adresa e banimit dhe numri i telefonit), si dhe deklarata e shkruar e autorit që nëse shpallet fitues, e drejta e autorit transferohet automatikisht tek shpallësi i konkursit, gjegjësisht tek Këshilli Kombëtar i Shqiptarëve dhe se propozimi i ofruar është krijim personal i autorit.
- Konkursi zgjat 40 ditë nga dita e publikimit të tij.
- Me përfundim të konkursit, komisioni do të rishikojë në mënyrë procesverbale të gjitha punimet e arritura dhe do të bëjë përzgjedhjen e tyre brenda 15 ditëve dhe për këtë do të informojë pjesëmarrësit e shpërblyer si dhe publikun përmes mediumeve publike (sajtit) me njoftim me shkrim.
- Tri zgjedhjet ideore më të suksesshme shpërblehen dhe shpërblimet përfshijnë kompensimin për punë, mjetet materialet e investuara dhe transferimin e të drejtës së autorit shpallësit të konkursit.
Shpërblimet janë si në vijim:
Shpërblimi I 500,00 euro
Shpërblimi II 200,00 euro
Shpërblimi III 200,00 euro
VI
KUSHTET E KONKURSIT:
- Çdo pjesëmarrës i konkursit mund të marrë pjesë me më së shumti tre punime, por çdo punim duhet t’i dorëzohet Komisionit si dërgesë (punim) e veçantë, me kod të veçantë dhe përmbajtje të kërkuar;
- Punimet, të cilat në adresën e Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve do të mbërrijnë pas skadimit të afatit prej 40 ditëve nga dita e publikimit të konkursit, nuk do të shqyrtohen.
- Punimet, të cilat nuk janë dorëzuar në pajtueshmëri me kërkesat dhe rregullat e cekura më lart, nuk do të konsiderohen dhe kjo do të konstatohet zyrtarisht në procesverbal gjatë vlerësimit.
Adresa e e-mailit: knsh@t-com.me; kksh.mn@gmail.com
Kontakt personi:
- Adriana Hoxha
- Këshilli Kombëtar i Shqiptarëve, tel: 030 401-302
Komisioni për përgatitjen e propozimeve të simboleve
të Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Mal të Zi