Kryetari Nika takohet me krerët e Komunës së Tuzit
Të martën, më 18.06.2019 kryetari i Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Mal të Zi Faik Nika, zhvilloi një vizitë në Komunën e Tuzit, komuna e dytë me shumicë shqiptare në Mal të Zi, ku u prit nga kryetari i Komunës Nik Gjeloshaj dhe kryetari i Kuvendit Fadil Kajoshaj.
Në takim u diskutua për funksionimin e kësaj komune të sapoformuar dhe planet për të ardhmen. Po ashtu, u fol edhe për situatën e shqiptarëve në trevën e Malësisë, sfidat dhe perpjekjet e vazhdueshme të Komunës për përmirësimin e kushteve të jetës për secilin qytetar. Kryetari i KKSH-së shprehu edhe nevojën për respektimin e të drejtave të shqiptarëve, sidomos në përdorimin e gjuhës shqipe në dokumente zyrtare të Komunës dhe po ashtu, përdorimi i lirë i simboleve kombëtare.
Në vazhdim do të vijohet bashkëpunimi për çeshtje me interes të përbashkët, sidomos në intesifikimin e aktiviteteve për ruajtjen dhe promovimin e identitetit kombëtar të shqiptarëve.