MARATONA E PAVARËSISË SHKODËR – ULQIN 2019 këtë herë kushtuar viktimave të tërmetit

Sot u zhvillua edicioni i 8-të me radhë i Maratonës së Pavarësisë Shkodër-Ulqin 2019. Nën organizimin e Këshillit Kombëtar të Shiptarëve në Malin e Zi, Bashkisë Shkodër dhe Komunës së Ulqnit, e sponzorizuar edhe nga Agjencia e Spektakleve “Albis Party” nga SHBA-ja dhe bashkëthemeluesi i Maratonës z. Guri Muça.

Maratona e këtij viti ndryshoi nga pararendëset pasi që këtë vit përcillte edhe një simbolikë të rëndësishme. Këtë vit kjo garë iu kushtua viktimave të termetit që goditi Shqipërinë më 26 nëntor 2019 dhe filloi me 1 minut heshtje në shenjë respekti për viktimat. Këtë edicion na nderuan me pjesëmarrje maratonistë nga Mali i Zi, Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Hungaria, Austria, Gjermania, SHBA-ja etj.

Si çdo vit, edhe këtë radhë u ndanë çmime.

Në kategorinë e femrave, vendin e parë e fitoi garuesja nga Hungaria Viktoria Toth Kinga, e cila garën e përfundoi për 4:48:57.

Sa i përket kategorisë së meshkujve u ndanë tre çmime.
Vendi i parë i takoi garuesit nga Maqedonia e Veriut, Aleksandar Kiradjiev (2:44:17).
Vendin e dytë e zuri korçari Ilir Këllezi (2:58:53).
Vendi i tretë, po ashtu i takoi maratonistit nga Maqedonia e Veriut, Igor Jakimovski (3:06:54).

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *