MASHT-i dhuron Abetare

Këshilli Kombëtar i Shqiptarëve në Mal të Zi ka pranuar donacion nga Ministria e Arsimit, e Shkencës dhe e Teknologjisë e Republikës së Kosovës Abetaren mbarëkombëtare. Donacionin, kryetarit të KKSH-së, z. Genci Nimanbegut, ia ka dorëzuar në emër të MASHT-it, zëvendësministri, z. Agim Bërdyna.
Kryetari Nimanbegu e ka falenderuar MASHT-in për donacionin e bërë, duke shprehur kënaqësinë që nxënësve tanë u është dhënë mundësia që tani e tutje të mësojnë nga një abetare e vetme, e unifikuar për të gjithë shqiptarët. Është ky viti i tretë me rradhë që Kosova dhuron Abetaren për vogëlushët tanë.
KKSH-ja, në vazhdimësi, do të bëjë shpërndarjen e librave për secilin nxënës në shkollat me mësim në gjuhën shqipe.
Shërbimi për informim