Mbrëmje solemne me rastin e Ditës së Flamurit Kombëtar dhe Shpalljës së Pavarësisë së Shqipërisë

Këshilli Kombëtar i Shqiptarëve në Mal të Zi, me datë 28 nëntor 2023 organizoi një mbrëmje solemne me rastin e Ditës së Flamurit Kombëtar dhe Shpalljës së Pavarësisë së Shqipërisë.

Në këtë mbrëmje solemne ishin prezent shumë intelektual të ftuar, personalitete të njohura të kulturës, politikës e arsimit, mysafirë nga Podgorica dhe Shqipëria, ku ndër të tjera kishim nderin dhe kënaqësinë ta kemi prezente edhe Ambasadorën e Republikës së Shqipërisë në Mal të Zi, SH.S.Znj. Zhaklina Peto.

Këtë mbrëmje të madhe festive e bënë edhe më të bukur këngëtarët, vallëtarët dhe instrumentistët, të cilët ngjallën shumë emocion tek të pranishmit me këngët dhe vallet kushtuar Pavarësisë dhe Flamurit tone Kombëtar.

Në fund të mbrëmjes për të gjithë të pranishmit u organizua edhe një koktej rasti!