Mesazh ngushëllimi me rastin e tërmetit në Shqipëri
Me rastin e tërmetit që goditi Shqipërinë, kryetari i Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve z. Faik Nika iu drejtua me mesazh ngushëllimi Presidentit të Republikës së Shqipërisë SH.T.Z. Ilir Metës, Kryeministrit SH.T.Z. Edi Ramës, Ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme z. Gent Cakajt dhe Ambasadorit të Republikës së Shqipërisë në Mal të Zi SH.T.Z. Ridi Kurtezit.
I nderuar z. Meta,
Ndajmë dhimbjen me Ju me rastin e katastrofës që solli termeti shkatërrues, i cili goditi Shqipërinë.
Përvoja të ngjashme kemi pasur edhe ne dhe e dijmë shumë mirë çfarë do të thotë të prekesh nga e papritura, të ngelesh pa strehim, dhe mbi të gjitha, të ngelesh pa anëtarët e tu të familjes, sepse, tek e fundit, dëmet materiale janë të riparueshme, por jetët e njerëzve janë të pakthyeshme.
Në emër të Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Mal të Zi dhe në emrin tim personal, ju përcjellim ngushëllimet më të sinqerta për secilën viktimë të kësaj fatkeqësie natyrore. Përcjellim ngushëllimet tona drejtuar familjarëve të të ndjerëve dhe drejtuar secilit qytetar shqiptar, ju qëndrojmë pranë në këto ditë të vështira. Urojmë shërim sa më të shpejtë të të lënduarve dhe shpesojmë për një rimëkëmbje të shpejtë të vendit.
Shqiptarët në Mal të Zi janë të gatshëm për t’ju ardhur në ndihmë në çfarëdo forme qoftë ajo.
Shpresojmë që tragjeditë si kjo të ngelen një e harruar e trishtë, e papërsëritur.
Me respektin më besnik,
Kryetari
Faik Nika