Në Shkodër zhvillohen punimet e seminarit mbarëkombëtar “Për mësimin plotësues të gjuhës shqipe në diasporë”
Me 01 gusht 2016 në Shkodër hapi punimet seminari i XII mbarëkombëtar “Për mësimin plotësues të gjuhës shqipe në diasporë”.
Në hapjen solemne të seminarit ishte i ftuar kryetari i Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Mali e Zi, njëherit edhe deputet z. Genci Nimanbegu.
Në fillim të punimeve të seminarit të pranishmëve Ju drejtuan Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë të Republikës së Kosovës Prof.Dr. Arsim Bajrami, kryetarja e Bashkisë së Shkodrës znj. Voltana Ademi dhe kryetari i Komunës së Ulqinit z. Nazif Cungu.
Seminari do të zhvilloj punimet nga data 01 deri me 04. 08.2016. Në seminar marrin pjesë 130 mësimdhënës shqiptar që japin mësimin e gjuhës shqipe në diasporë.
Në përfundim të pjesës solemne, përfaqësuesit e institucioneve dhanë deklarata të përbashkëta për shtyp në lidhje me aktivitetin.
Shërbimi për informim i KKSH-së