Nënryetari i KKSH-së Bujar Hasangjekaj priti në takim zëvëndes ambasadorin e Republikës së Kosovës në Podgoricë z. Blerim Xhemajlin

13664448_10154128445800873_842901923_n

Më 08.07.2016 zëvëndes ambasadori i Republikës së Kosovës në Podgoricë z. Blerim Xhemajli, vizitoi zyrën e KKSH-së, në Plavë, ku u prit nga nënkryetari i KKSH-së, z. Bujar Hasangjekaj dhe anëtaret e tjerë të KKSH-së, nga kjo trevë. Në takim u biseduan shumë çështje duke filluar nga arsimi, punësimi, rëndësija e hapjes së rrugës Deçan – Plavë etj. Në këtë takim z. Xhemajli dhe z. Hasangjekaj, u dakorduan se takime të tilla të ketë edhe në të ardhmen e afërt dhe të fillohet me ndonjë projekt të përbashkët që sadopak të përmirësohet gjendja e arsimit, aftësimit profesional të sapo diplomuarëve shqiptarë në Plavë dhe Guci etj. Z. Xhemajli dhe z.Hasangjekaj në kuader të kësaj vizite u takuan edhe me kryetarin e komunës së Plavës z. Orhan Shahmanoviq, ku si pikë kryesore e diskutimit ishte rruga Plavë Deçan.

13625123_10154128445570873_1756706652_n

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *