Një lajm i mirë për shqiptarët në Mal të Zi!
Nga Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Mal të Zi jemi informuar se Qeveria e Shqipërisë ka marrë vendim për përjashtimin nga nevoja e pajisjes me leje pune dhe certifikatë regjistrimi për punë për të gjithë shqiptarët nga Mali i Zi që punojnë dhe veprojnë në Shqipëri.
Ky vendim vjen si rezultat i punës, përpjekjeve dhe bashkëpunimit të suksesshëm të faktorit shqiptar në Mal të Zi me Ambasadën e Republikës së Shqipërisë në Mal të Zi dhe Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme të Republikës së Shqipërisë.
Ky lajm u publikua sot edhe nga ministri në detyrë i Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme të Republikës së Shqipërisë, z. Cakaj.