Njoftim: Shtyhet afati për aplikim për elektor
Në bazë Ligjit për të Drejtat dhe Liritë e Pakicave, neni 33 paragrafi 8 („Fl. Zyrtare e MZ”, nr. 031/17 e datës 12.05.2017) dhe të nenit 6 të Rregullores për Zgjedhjen e Anëtarëve të Këshillave të Popujve Pakicë dhe Pakicave të tjera Kombëtare („Fl. zyrtare e MZ”, nr. 058/17 e datës 22.09.2017), Komisioni Zgjedhor i Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Malin e Zi
Njofton se:
Thirrja Publike për aplikim për elektor të Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve
për pjesëmarrje në Kuvendin e Elektorëve të Këshillit shtyhet.
Arsyetim:
Duke u bazuar në shkresën e Ministrisë së të Drejtave të Njeriut dhe të Pakicave, nr. 06-004/23-1077, të datës 10.10.2023, në të cilën propozohet që të bëhet shtyrja e Kuvendit të Elektorëve deri pas përfundimit të regjistrimit të popullsisë, Komisioni Zgjedhor i Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Malin e Zi ka sjellë vendimin që të shtyjë afatin e aplikimit për elektor deri më 15 nëntor 2023.
Për çdo informacion shtesë mund të njoftoheni pranë zyrës së KKSH-së.