Prezantimin e projektit „ Pozita dhe nevojat e arsimit shqip në Mal të Zi“
Të nderuar përfaqësues të mediave,
Këshilli Nacional i Shqiptarëve diten e hëne me 03.03.2014 në ora 18:00 do të bëjë prezantimin e projektit „ Pozita dhe nevojat e arsimit shqip në Mal të Zi“ .
Të ftuar për të ndjekur prezantimin e projektit janë mësimdhënësit lëndëve: Gjuhë shqipe e letërsi, Histori, Gjeografi, Art muzikorë dhe figurativ, dhe Ciklit të ulët, të shkollave nga Komuna e Ulqinit dhe Tivarit, në të cilat mësimi zhvillohet në gjuhën shqipe.
Takimi zhvillohet në zyrat e KNSH-së në Ulqin.
Ju ftojmë që ta përcillni mediatikisht këtë aktivitet.
Me respekt,
Kryetari
Genci Nimanbegu