Prorektori I Universitetit Haxhi Zeka Prof. Ass. Dr. Afrim Selimaj me bashkëpuëetorët e tij vizitoj zyren e KKSH-së në Plavë
Me daten 26.05.2016 Prorektori i Universitetit “Haxhi Zeka” – Pejë Prof. Ass. Dr. Afrim Selimaj, dekani i fakultetit të Menaxhmentit në turizem hoteleri dhe mjedis Prof. Ass. Dr. Adem Dreshaj pranë këtij Universiteti dhe Prof. Ass. Dr. Zija Zymeri vizituan zyrën e KKSh- së në Plavë, ku u priten nga nëkryetari I KKSh-së z. Bujar Hasangjekaj dhe anëtarët e KKSH-së, z.Tahir Gjonbalaj dhe Sadri Balidemaj.
Në këtë takim u biseduan shumë çështje lidhur me pozitën dhe gjendjen e shqiptarëve në Mal të Zi e me theks të vaçant atyre në Plavë dhe Guci.
Temë e veçantë ishte edhe arsimi në gjuhën shqipe në Plavë dhe Guci, profesorët në fjalë u zotuan se takime të tilla do të përsëriten me qellim të bashkëpunimit me të afërt ndërmjet këtij Universiteti dhe KKSH-së.
Prorektori Selimaj I premtoj nënkryetarit të KKSH-së z. Hasangjekaj se do të angazhohet maksimalisht për pranimin e studentëve shqipëtar nga Mali i Zi në këtë Universitet.