Qëndrimi i Këshillit për çështjen e Komunës së Malësisë/Tuzit

Kumtesë për Opinion

Qëndrimi i Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Malin e Zi për çështjen e Komunës së Malësisë/Tuzit

 

Këshillit Kombëtar i Shqiptarëve në Malin e Zi, në mbledhjen e mbajtur me datë 17.04.2014,  në Tuz, të thirur enkas për çështjen e statusit të Komunës së Tuzit, pas diskutimeve nga anëtarët e Këshillit dhe përfaqësuesve politik nga Malësia të ftuar në këtë mbledhje, në mënyrë unanime nga 19 anëtarët e pranishëm gjatë votimit, aprovuan këto përfundime:

  1. Këshilli Kombëtar i Shqiptarëve në Malin e Zi mbështet formimin e Komunës së plotë me ingerenca të plota si kërkësë politike dhe demokratike e popullësisë së Malësisë/Tuzit dhe të shqiptarëve në Malin e Zi.
  2. Vlersojmë, si lojra politike shtyrjen e plotësimit të kërkesave të deritanishme për Komunë, dhe që zvarritja e realizimit të këtyre kërkesave nuk është në përputhje me interesat e shqiptarëve në Malin e Zi.
  3. Mirpritet çdo mënyrë që të arrihet vetëqeverisja e plotë lokale, me territor që është më i gjërë se treva aktuale e Komunës Urbane të Tuzit.
  4. Vlersojmë se afati i realizimit të kërkesave për Komunën e Malësisë/Tuz është viti 2014.

 

Kryetari,
Genci Nimanbegu

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *