SHPALLJA PUBLIKE PËR ZGJEDHJËN E ANËTARËVE TË KËSHILLIT PROGRAMOR TË MEDIAS PUBLIKE JAVORE ”KOHA JAVORE”
Në bazë të nenit 7 të Vendimit për botimin dhe financimin e gazetës javore në gjuhën shqipe “Koha javore”, Flet. Zyr. e MZ 1/15, KKSH paraqet këtë:
SH P A LL J E P U B L I K E
PËR ZGJEDHJEN E ANËTARËVE TË KËSHILLIT PROGRAMOR TË MEDIAS PUBLIKE JAVORE “KOHA JAVORE”
Të drejtë konkurimi kanë: të gjithë personat fizikë të aftë për punë. Kandidatët duhet të kenë: nënshtetësinë e Malit të Zi, arsimin e lartë (nivelin VII1 të përgatitjes shkollore), të kenë mundësi të kryejnë funksionin e anëtarit të Këshillit Programor, të mos jenë nën ndjekje penale, që i bën të papërshtatshëm për këtë funksion.
Nuk kanë të drejtë konkurimi: deputetët, këshilltarët, funksionarët e partive dhe subjekteve politike (kryetarët, nënkryetarët, sekretarët, anëtarët, anëtarët e kryesive, kryetarët e njësive vendore), personat e emëruar nga pushteti qendror apo vendor. Po ashtu nuk kanë të drejtë konkurimi as personat që janë pronarë apo bashkëpronarë të mediave të shkruara dhe elektronike.
Këshilli Programor i “Kohës javore” përbëhet nga 5 anëtarë.
Konkursi zgjat 20 ditë (deri më 12 nëntor 2025) nga dita e publikimit në media të shkruara ditore në Mal të Zi. Gjithashtu do të publikohet në web-faqen e KKSH-së dhe në tabelën e publikimeve në zyrën e Këshillit.
Kandidatët që aplikojnë duhet të dorëzojnë këto dokumente:
– Fletëparaqitjen së bashku me biografi të shkurtër (CV);
– Fotokopjen e letërnjoftimit ose të pasaportës;
– Fotokopjen e diplomës për arsimin e mbaruar;
– Dëshminë e përvojës së punës (fotokopjen e librezës së punës);
– Deklaratën që nuk është i/e angazhuar në organet apo strukturat partiake, që nuk është pronar ose bashkëpronar në media të shkruara dhe elektronike;
– Vërtetimin nga gjykata që kandidati nuk është nën hetim.
Dokumentacioni i sipërpërmendur mund të dorëzohet përmes postës ose në zyrën e KKSH-së në zarf të mbyllur, me mbishkrimin “Për konkurs për Këshillin Programor të Kohës javore”, në adresën:
Këshilli Kombëtar i Shqiptarëve, Rr. Vëllezërit Frashëri, p. nr., Ulqin, çdo ditë pune nga ora 10:00 deri në orën 14:00.
Në fletëparaqitje është e pëlqyeshme që kandidati të paraqesë edhe planin e zhvillimit ose vizionin e tij për realizimin e misionit për çka është themeluar gazeta javore.
Fletëparaqitjet e paplotësuara dhe të dorëzuara pas afatit nuk do të merren në shqyrtim.
Për më shumë informacione lidhur me shpalljen publike mund të kontaktoni në:
E-mail: knsh@t-com.me , kksh.mn@gmail.com
Tel: 030 411 302

