Shpërndarja e Abetares për nxënësit shqiptarë në Mal të Zi

ndarja e abetareve

Këshilli Kombëtar i Shqiptarëve në Mal të Zi ka filluar me shpërndarjen falas të Abetares mbarëkombëtare për fëmijët shqiptarë të klasave së dyta, të shkollave fillore në Mal të Zi ku mësimi zhvillohet në gjuhën shqipe. Më 5 shtator është bërë shpërndarja e Abetareve në shkollat filore të Ulqinit, ndërsa në ditët në vazhdim shpërndarja do të bëhet në Malësi, Rozhajë, Plavë dhe Guci.
Abetarja për të katërtin vit rradhazi bëhet donacion nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë së Republikës së Kosovës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *