Takim me Ambasadoren e Turqisë në Mal të Zi, SH.S.Znj. Songül Ozan

Të martën, më 18.06.2019, kryetari i Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Mal të Zi Faik Nika së bashku me bashkëpunëtorë, zhvilluan një vizitë punë në Ambasadën e Turqisë në Podgoricë, ku në këtë takim u mirëpritën nga Ambasadorja e Turqisë në Podgoricë SH. S. Znj. Songül Ozan, me bashkëpunëtorë.
Në takim folën për mundësitë e bashkëpunimit institucional ndermjet Këshillit dhe Ambasadës, konkretisht për mundësitë e bashkëpunimit për përgatitjen e kuadrove shqiptarë nga Mali i Zi në shtetin e Turqisë, në profile të ndryshme si: hotelieri-turizëm, bujqësi, blegtori, industri ushqimore etj.
Po ashtu, u diskutua edhe për mundësi bashkëpunimi në sferën e kulturës me theks te shoqëritë kulturoro-artistike, folklori, teatri, artizanatet, vizita e qyteteve ku jetojnë shqiptarët në Turqi, rikonstruktimi i objekteve me rëndësi historike në shërbim të turizmit etj.
Me Ambasadoren paraprakisht u dakorduan për hartimin e një projekti dhe fillimin e aktiviteteve konkrete.
U pajtuam që duhet të vazhdojmë kontaktet në të mirë të të dyja palëve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *