Takim me ministren Besa Shahini pranë Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë në Tiranë

Përfaqësuesit e Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Mal të Zi, zhvilluan një takim pune në Tiranë, në Ministrinë e Arsimit, Sportit dhe Rinisë të Republikës së Shqipërisë, në të cilin janë mirëpritur nga ministrja znj. Besa Shahini me bashkëpunëtorët e saj.

Kryetari i Këshillit Kombëtar, z. Faik Nika së bashku me disa nga anëtarët e Komisionit për Arsim, diskutuan për çështjet që kanë të bëjnë me arsimin shqip në Mal të Zi.

Në mes të tjerash trajtuan këto tema: 

  • shpërndarja e kuotave në universitetet publike për studentët shqiptarë nga Mali i Zi;
  • thjeshtëzimi i procedurave për aplikim në universitete për kandidatët nga trojet si: vula apostile, procedura e njësimit të diplomave të shkollës së mesme etj.;
  • çështja e pajisjes me leje qëndrimi për studentët nga Mali i Zi;
  • nevoja për kuota të veçanta për studime të thelluara në institucionet publike (master, doktoraturë, specializime në lëminë e mjekësisë);
  • përshpejtimi i procedurave për nostrifikimin e diplomave të atyre që diplomohen në universitetet e Shqipërisë;
  • shqyrtimi i mundësisë për asistencë me mjete mësimore e didaktike, lektyra shkollore, harta gjeografike në gjuhën shqipe etj. 

Në takim gjithashtu u theksua bashkëpunimi i shkelqyer i Këshillit Kombëtar me Ambasadën e Republikës së Shqipërisë në Podgoricë, të cilët i falenderojmë për angazhimin e tyre në organizimin e këtij takimi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *