Takim në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Republikës së Kosovës

Kryetari i Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Mal të Zi, z. Faik Nika, së bashku me sekretarin z. Lindon Gjelaj, zhvilluan një takim pune me ministrin e Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Republikës së Kosovës z. Hajrulla Çekun me bashkëpunëtorë.

Në takim përfaqësuesit e Këshillit shprehën nevojën për bashkëpunim, koordinim e mbështetje institucionale, për projekte dhe aktivitete konkrete.

U veçua nevoja për mbështetje për librin dhe botimet në gjuhën shqipe, qarkullimi në trevat shqiptare në Malin e Zi i ngjarjeve kulturore që mbahen në Kosovë e Shqipëri (shfaqje teatrale, promovime, ekspozita, shfaqje të Ansamblit Kombëtar etj.), realizimi i projekteve për ruajtjen dhe promovimin e trashëgimisë kulturore të shqiptarëve në Mal të Zi.

Midis të tjerash, ministri z. Çeku ka shprehur mbështetje të plotë për realizimin e projekteve konkrete për promovimin dhe ruajtjen e kulturës dhe identitetit kombëtar të shqiptarëve në Malin e Zi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *