Takim me përfaqësuesit e Ministrisë për të Drejtat e Njeriut dhe të Pakicave të Malit të Zi

Kryetari i Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve z. Faik Nika së bashku me bashkëpunëtorët e tij, të hënën me datë 15.04.2024, kanë pritur në takim pune Ministrin për të drejtat e njeriut dhe të pakicave z. Fatmir Gjeka, sekretarin shtetëror pranë kësaj ministrie z. Astrit Hoxha dhe drejtorin në Drejtorinë per mbrojtjen dhe avancimin e te drejtave te popujve pakice z. Arben Xhurreta.

Kryetari z. Faik Nika, e njoftoi ministrin Gjeka me problematikat me të cilat përballet Këshilli Kombëtar në veprimtarinë e vet dhe poashtu me aktivitetet dhe planet e veprimtarisë së mëtejme, duke theksuar edhe nevojen për fuqizimin e rolit të Këshillave Kombëtarë në të ardhmën.

Poashtu delegacioni i Ministrisë për të drejtat e njeriut dhe të pakicave, vizituan edhe Librarinë “Ulqini”, ku u zhvillua një bashkëbisedim me drejtoreshën znj. Arlinda Osmani, lidhur me aktivitetet e realizuara, objektivat dhe synimet e këtij institucioni për të ardhmen.

Një takimi i tillë ishte një mundësi e mirë për tu dakorduar për aktivitetet të cilat Këshilli Kombëtar mund ti realizojë në të ardhmën, në bashkëpunim me Ministrinë për të Drejtat e Njeriut dhe të Pakicave në Mal të Zi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *