Takimi letrar “Krijuesit nga Ulqini në Vlorë”
Këshilli Kombëtar i Shqiptarëve në Mal të Zi në bashkëpunim me Bashkimin e Krijuesve Shqiptarë në Mal të Zi dhe Bibliotekën Publike “Shevqet Musaraj”, Vlorë organizuan takimin letrar “Krijuesit nga Ulqini në Vlorë”, i cili u mbajt më 9 mars 2019 në qytetin e Vlorës.
Në këtë takim morën pjesë Ali Bardhi, Edita Nimanbegu, Gani Karamanaga, Haxhi Shabani dhe Zuvdija Hoxhiq Berisha. Në takim u fol për krijimtarinë e shkrimtarëve në fjalë dhe ishte një mundësi e mirë që autorët në fjalë t’i paraqiten publikut shqiptar në Shqipëri duke bërë që krijimtaria e tyre të njihet akoma më shumë.
Në takim, prezent ishte edhe Kryetari i Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Mal të Zi, Faik Nika.