Thirrje për regjistrimin e popullsisë

Aktualisht në Malin e Zi, po zhvillohet procesi i Regjistrimit të popullsisë dhe pronës. Ky proces ka filluar më datën 3 dhjetor dhe do të zgjasë deri më 18 dhjetor 2023. Duke e ditur që ky proces zhvillohet çdo 10 vite, për ne Shqiptarët në Malin e Zi paraqet rëndësi të veçantë, sepse disa ligje në fuqi i referohen përqindjes së popullatës e në veçanti Ligjet që kanë të bëjnë me të drejtat e pakicave kombëtare, siç janë; Ligji për perdorimim zyrtar të gjuhës shqipe, Ligji për simbolet e pakicave kombëtare, Ligji zgjedhor, përfaqësimi proporcional në institucionet publike, si dhe disa ligje të cilat trajtojnë politikat e ndryshme shtetërore që kanë të bëjnë me investimet publike dhe zhvillimin ekonomik, të cilat paraqesin rëndësi të veçantë për ruajtjen e identitetit kulturor e kombëtar të shqiptarëve në Malin e Zi.

Andaj Ju ftojmë që të merrni pjesë masivisht në Regjistrimin e popullsisë në Mal të Zi i cili do të zhvillohet prej 3-18 dhjetor 2023 dhe me krenari të deklaroni përkatësinë kombëtare dhe gjuhësore.

Poashtu për çdo paqartësi dhe informacion të nevojshëm, zyrat e Këshillit Kombëtar në Ulqin, Malësi-Tuz e Plavë do të jenë në shërbimin tuaj.

Pyetjet e shpeshta

Si bëhet regjistrimi?

Regjistrimi i popullsisë, amvisërive dhe banesave do të bëhet në mënyrë tradicionale,  pra prej “dere më derë”.

Në regjistrimin e vitit 2023, regjistruesit, në periudhën nga 3 deri më 18 dhjetor, 2023 duke përdorur metodën e intervistës do të mbledhin të dhëna për persona, familje, apartamente dhe  ambiente të tjera të banuara drejtpërdrejt nga një anëtar i rritur i familjes.

Regjistruesit duhet të tregojnë autorizimin para se të mbledhin të dhënat.

Si regjistrohen shtetasit malazezë jashtë vendit?

Ligji për regjistrimin e popullsisë parashikon që të gjithë personat me vendbanim apo qëndrim në Mal të Zi do të përfshihen në regjistrim pamvarësisht a gjenden në vendin e banimit/qëndrimit dhe a janë në Mal të Zi apo jashtë vendit.
Të dhënat për anëtarët e familjes që mungojnë mund t’i japin antarët tjerë të rritur të familjes.
Në bazë të Ligjit për Regjistrim, neni 3, regjistrimi do të përfshijë:

1) PERSONAT:
– Shtetasit malazezë që kanë vendbanim ose qëndrim në Mal të Zi, pavarësisht nëse janë të pranishëm në vendbanimin ose qëndrimin e përkohshëm në një vend tjetër në Mal të Zi ose jashtë shtetit,
– të huajt që kanë një qëndrim të përhershëm ose të përkohshëm të miratuar në Mal të Zi dhe të huajt që kanë një vend vendbanimi nga neni 7 paragrafi 1 pika 4 të këtij ligji

2) AMVISËRITË;

3) APARTAMENTE DHE VENDE TJERA TË BANUARA

Për shtetasit malazezë jashtë vendit, të dhënat sigurohen nga anëtarët e rritur të pranishëm të familjes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *