THIRRJE PUBLIKE për pjesëmarrje në Kuvendin e elektorëve

Në bazë të nenit 6 të Rregullores për zgjedhjen e elektorëve të popujve pakicë dhe pakicave të tjera nacionale kombëtare („Fl. Zyrtare e MZ”, numër 014/17), Këshilli Kombëtar i Shqiptarëve në Mal të Zi shpall:

Thirrjen Publike

Për aplikim për elektor të Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve për pjesëmarrje në kuvendin e elektorëve të Këshillit

I. Ftohen përfaqësuesit e pakicës kombëtare shqiptare në Mal të Zi të paraqiten për pjesëmarrje në Kuvendin e elektorëve për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve.

II. Të drejtë pjesëmarrjeje në Kuvendin e elektorëve ka secili/a qytetar/e i/e moshës madhore, i/e cili/a deklarohet se i takon përkatësisë etnike shqiptare dhe se kandidaturën e tij/saj e mbështesin me nënshkrime së paku 60 përfaqësues të pakicës kombëtare shqiptare me të drejtë vote.

· Përfaqësuesi i pakicës kombëtare shqiptare mundet që, me nënshkrim ose me plotësimin e formularit SM-2, të përkrahë vetëm një (1) kandidat për elektor.

III. Personi i cili paraqitet për të qenë elektor, përveç fletëparaqitjes dhe nënshkrimeve nga pika II e kësaj shpalljeje, duhet të dorëzojë deklaratën për përkatësinë etnike të pakicës shqiptare dhe dëshminë e nënshtetësisë së Malit të Zi.

IV. Afati për t’u paraqitur për pjesëmarrje në kuvendin e elektorëve për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve fillon nga data 21.12.2017 dhe zgjat deri më datën 10.01.2018. Dorëzimi i dokumentacionit bëhet çdo ditë pune, pranë zyrës së KKSH-së në Ulqin, me adresë: Bulevardi Gjergj Kastrioti Skënderbeu p.n., 85 360 Ulqin, nga ora 10.00 deri në orën 14.00 ose përmes postës me mbishkrimin: „Për konkursin për Kuvendin e elektorëve“, në adresën e lartpërmendur.

V. Kandidatët e paraqitur në konkurs përveç dokumentacionit të nevojshëm sipas pikave II dhe III, duhet patjetër të shënojnë edhe adresat e kontaktit (nr. tel. dhe e-mail) dhe adresën e banimit.

VI. Në web faqen e KKSH-së (www.knsh.me) mund të gjeni formularët e nevojshëm për plotësim, si dhe për çdo gjë mund të na kontaktoni përmes adresës së e-mailit knsh@t-com.me apo përmes telefonit: +382 30 411 302.

Në vazhdim mund të gjeni formularët e nevojshëm për aplikim, të cilët duhen plotësuar.

Formulari SM-1      Formulari SM-2       Formulari SM-3       Formulari SM-4

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *