U mbajt takimi i parë i Grupit të Punës për hartimin e projektligjit për ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për të Drejtat dhe Liritë e Pakicave

Në organizim të Ministrisë së të Drejtave të Njeriut dhe të Pakicave, u mbajt takimi i parë i Grupit të Punës për hartimin e ndryshimeve dhe plotësimeve të Ligjit për të Drejtat dhe Liritë e Pakicave. Detyra e Grupit punues është të hartojë plotësimet dhe ndryshimet e Ligjit për të Drejtat dhe Liritë e Pakicave, me qëllim përmirësimin e kornizës për mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe të pakicave dhe harmonizimin e saj me standardet evropiane.
Këshillin Kombëtar të Shqiptarëve në Mal të Zi, në këtë grup punues e përfaqëson kryetari, Faik Nika, i cili e vlerësoi këtë hap të rëndësishëm edhe për komunitetin shqiptarë, duke treguar gatishmërinë e bashkëpunimit në përmirësimin e çështjes së të drejtave të njeriut dhe të pakicave.