URIME KRISHTLINDJET
Të nderuar besimtarë, të nderuar shqiptarë kudo që ndodheni, në këtë periudhë ku jeta dita ditës bëhet më e shpejtë, ndodh që të largohemi nga njëri tjetri duke harruar sa shumë vlerë ka të qëndrojmë sa më pranë. Falë festave, kujtohemi të ndajmë një pjesë të kohës për të dashurit tanë të zemrës. Festat janë rast i shkelqyer për t’u ribashkuar, për të përcjellur dashuri, respekt e unitet ndër shqiptarët e të gjitha besimeve.
Në emër të Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Mal të Zi dhe në emrin tim personal, uroj të gjithë besimtarët e konfesionit katolik, gëzuar Krishtlindjet dhe për shumë mot!
Me respekt,
Kryetari i KKSH-së
Genci Nimanbegu