KËRKESË APLIKIMI PËR NJËVLERSHMËRI DIPLOME TË SHKOLLËS SË MESME
Të gjithë të interesuarit për të ndjekur studimet në Universitetet e Shqipërisë në vitin akademik 2014- 2015 duhet që para se të aplikojnë në fakultetet përkatëse të dorzojnë dokumentet të noterizuara për njohje (njëflershmëri) pranë Ministrisë së Arsimit dhe Sportit në Tiranë çdo ditë pune. Dokumentet e domosdoshme që duhen dorëzuar në Komisionin e Posaçëm në MAS:
- Fotokopjen e dokumentit të identifikimit.
- Diplomën e shkollës së mesme (të përkthyer dhe të noterizuar).
- Dëftesat origjinale të të gjitha viteve të shkollës së mesme (të përkthyera dhe të noterizuara).
- Dokumentin që vërteton dhënien e provimeve të barasvlershme me Maturën Shtetërore në Shqipëri. Në këtë dokument të jenë pasqyruar rezultatet për çdo lëndë të dhënë provim kombëtar.
Për kërkesën përkatëse kliko më poshtë: Kerkese aplikim per studime -njohje 2014 KKSH- Njoftim per kandidatet per student 2014-15