KKSH organizoi kremtimin e 28 Nëntorit në Mal të Zi

image-74afb639893a1a30d3c9b60e80884053bf2937bde82d7336b4702aa77291a197-V

28 NËNTORI – Dita që bashkon shqiptarët, festa ku shqiptarët e të gjitha trevave u bënë një për të kremtuar ngritjen e Flamurit dhe në gji të Flamurit KUQ e ZI, dhanë betimin.
IMG_2855IMG_3230

ULQIN

Mëngjesi filloi me garën e Maratonës Shkodër – Ulqin 2015, ku në mesin e 32 garuesve kishte kombësi, fe dhe gjuhë të ndryshme. Me vendin e parë u kurorëzua vrapuesi nga Shqipëria Ilir Këllezi, në të dytin Dragoljub Koprivica nga Mali i Zi dhe në vendin e tretë Emin Grajqevci nga Kosova. Ajo që këtë herë garën e bëri më të veçantë ishte pjesëmarrja edhe e femrave.

IMG_3108IMG_2166

Pas maratonës, kremtimi vazhdoi në sallën përplot të Qendrës për Kulturë, ku të pranishëm ishin qytetarë të Ulqinit, të ftauar si: Ministrja Znj. Marija Vuçinoviq, kryetari i Këshillit  kombëtar kroat Z. Zvonimir Dekoviq, Drejtori i Fondit për mbrojtjen dhe realizimin e të drejtave të pakicave Z. Safet Kurtagiq, Konsulli i Republikës së Shqipërisë Z. Janko Selçaj, maratonistët e Maratonës Shkodër – Ulqin 2015,etj. Me prezencën e vet na nderoi edhe aktori famëmadh shqiptar Alfred Trebicka.

IMG_3825 image-4014eb56477bd9be434f3511791b90c03f47cb423f461ed03782e82f0e249b2a-V

Programi festiv ishte shumë i begatë, i larmishëm, duke u përshtatur shijeve të të gjithëve. Në koncertin festiv  mund të ndiqnit: interpretimin e sopranos ulqinake Gjylie Pelingut, të shoqëruar nga fëmijët e korit të Shkollës së Muzikës – Ulqin; recitimin emocionues të vogëlushit Behar Pali; vallet e ndryshme shqiptare; këngët patriotike të Eliza Markiq, Xhenana Lanicës e Nexhat Kaleziqit; duke vazhduar te interpretimi i shkëlqyer i këngëtares së madhe shkodrane Myfarete Laze. Për t’i vënë manifestimit kulmin e suksesit, ishte përgjegjëse aktorja Roza Anagnosti, ndër aktoret më në zë të kinematografisë shqiptare, e cila me interpretimin e saj mallëngjeu e përloti të gjithë sallën. E gjithë kjo, por edhe më shumë, moderuar nga udhëheqësja dhe regjisorja Alma Memo Hoti e Pjaver Kroni.

IMG_3953 image-163253e732b8f8637c352f4fef2ed80479decd26fff20fff81f7fdfd9566e33a-V

IMG_4242IMG_4160

I gjithë programi i realizuar për nderë të 28 Nëntorit, u organizua nga Komisioni për Kulturë, Media e Sport pranë KKSH-së, nën mbështetjen financiare të Fondit për ruajtjen dhe realizimin e të drejtave të pakicave.

PLAVË

Më datë 27 nëntor, Plava shenoi Festën e Flamurit. Në koordinim të OJQ-ve “Maja e Karanfilit” dhe “Alpet Shqiptare” dhe me financim të KKSH-së, u organizua programi kulturoro – artistik me këngë e valle.

image-101ebaace6d369cbd9b20d6843f95295976c43b15fea5c8ebdbcbf262a6171ac-V image-938ccfcb6536f6dcccf7b25bc2c883fe183803e7ce7d8322638ed848814fbf50-V

TUZ

Më datë 26 nëntor, në Tuz, u organizua festimi i 28 Nëntorit, ku publiku kishte mundësi të ndiqte filmin dokumentar  “Na isht një herë Shqipëria”, prodhuar nga Produksioni Digitalb nga Shqipëria, në regjinë e Stefan Çapalikut.

Në të njëjtën ditë, në pritjen që bëri Ambasada e Shqipërisë për nder të 28 Nëntorit, për herë të parë bashkëorganizator ishte Këshilli Kombëtar i Shqiptarëve. Në “Troje” u organizua  Ekspozita e Fotografive Marubi, shoqëruar me koktej rasti.

 

12316351_1527745600881229_1241197791701727334_n DSC_0008

Aktivitetet me rastin e 28 Nëntorit, të organizuara nga Këshilli Kombëtar i Shqiptarëve në Mal të Zi, u financuan nga Fondi për mbrojtjen dhe realizimin e të drejtave të pakicave.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *